Kombëtarja e Zvicrës që ka në radhët e veta katër futbollistë shqiptarë, do të përballet me Serbinë në ndeshjen e dytë të Grupit E.

Zvicra në këtë takim vjen pas një barazimi ndaj Brazilit 1-1, ndërsa serbët pas fitores 1-0 ndaj Kosta Rikës.

Ky takim po pritet me interesim jashtëzakonisht të lartë në Kosovë, Shqipëri e Zvicër për shkak të futbollistëve shqiptarë që luajnë për helvetikët.

Serbët po frikësohen, por Shaqiri, Behrami, Xhaka e Xhemaili nuk do futën në fushë për të provokuar, thjesht për të luajtur futboll dhe për t’i mundur ata, shkruan Blick.

Tifozët serbë nuk do të jenë vetëm pasi do ta kenë ndihmën e rusëve pasi dy popujt e quajnë njëri-tjetrin vëllezër.

Ndeshja do të zhvillohet në Kalinigrad Stadium, ku tifozët zviceran por edhe shqiptarë që do të jenë të pranishëm në stadium nuk do të kenë guxim të marrin flamujt e Kosovës me vete në stadium apo ata të Shqipërisë së madhe.

Ky ndalim do të vije nga forcat e rendit në Rusi, shkruajnë mediat serbe. Ndërkohë edhe Federata serbe e futbollit ka bërë thirrje që mos të ketë parulla kundër Kosovës nga tifozët e tyre, shkruan tg.

“Mikpritësit rusë do të na japin mbështetje të madhe sot në stadium”.
“Kërkojmë nga tifozët tanë që mos të marrin asnjë parullë provokuese, duhet të jenë vetëm flamujt zyrtarë”, thuhet në njoftimin e federatës serbe.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb