Pakica Serbe e Kosovës, me dokumenta ilegale do të lëvizin pa viza në  BE, kurse shqiptarët në Preshevë, Medvegjë, Bujanoc po diskriminohen duke iu pasivizuar adresat si një pastrim etnik.

Sot, Këshilli Evropian  ka marrë vendim për liberalizimin e vizave për qytetarët që mbajnë pasaporta serbe të lëshuara nga Drejtoria Koordinuese e Serbisë.

Pra, Serbia ende i mban funksionale institucionet paralele të Republikës së Kosovës, dhe Drejtoria Koordinuese e Serbisë, gjatë gjithë kohës ka lëshuar dokumenta, e të cilët edhe pse ilegal, poseduesit e këtyre dokumenteve do të lëvizin pa viza në BE.

Në këtë rast pakica Serbe në Kosovë, askush nuk i ka penguar që të pajisen me dokumenta të Republikës së Kosovës.

Kurse, shqiptarët në Preshevë, Medvegjë, Bujanoc e gjithë andej Serbisë, po përballen me një të ashtuquajtur pasivizim i adresave që ka një qëllim dhe objektiv-për pastrim etnik, një  diskriminim i llojit të vetë.

Pasivizimi i adresave është, cenim, mohim i së drejtës elementare individuale dhe kolektive një diskriminim, është   kundër standardeve dhe konventave të BE-së dhe akteve tjera që janë të garantuara edhe me kartën OKB-së.

Deri më tani janë të pasivizuar mbi 15 mijë qytetarë shqiptarë, që janë shtetas të Serbisë me vendbanim në Preshevë, Medvegjë, Bujanoc e gjithë andej Serbisë.

Që nga dita e sotme, pakica Serbe e Kosovës, me dokumenta ilegale do të lëvizin pa viza në BE, kurse  shqiptarët në Preshevë, Medvegjë, Bujanoc po diskriminohen duke iu pasivizuar adresat si një pastrim etnik.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: