Shoqata “Atlantiku”ka mbajtur një konferencë për media për të përmbledhur aktivitetet që u zhvilluan për vizitën e ish-pjesëtarëve të Batalionit “Atlantiku”, të cilët erdhën në Kosovë 20 vjet pas luftës.

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Nju Jorkut, Mark Gjonaj, tha se kjo vizitë i solli shumë emocione atij. “Kjo vizitë ishte shumë emocionuese për mua, më janë përzier ndjenjat e dhimbjes dhe krenarisë. Historia do të shkruajë për heronjtë e luftës”.

“Gjatë gjithë udhëtimit jemi përshëndetur me flamuj të vendosur gjithandej nëpër rrugë. Në luftë gjithkush dha diçka ndërsa dikush dha gjithçka. Është nga mëshira e Zotit që Batalioni “Atlantiku” shpëtoi, sepse ky grup rrezikoi shumë”, shkruan RTK.

“Kjo vizitë tregon se duhet të vazhdojmë bashkëpunimin në zhvillim e Shqipërisë dhe të Kosovës. T’i bojkotojmë produktet e Serbisë, në emër të viktimave dhe të të zhdukurve. Serbët duhet të dalin para drejtësisë për krimet e bëra në luftë, kurse në botën tjetër do të dënohen nga Zoti”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb