BEOGRAD- Policia serbe arrestoi 29 policë dhe nëntë doganierë të akuzuar për korrupsion dhe abuzime me pushtetin, si dhe për marrje të rryshfeteve gjatë një operacioni në veri të vendit, njoftoi sot një burim policior.

Të dyshuarit janë akuzuar për lejimin e trafiqeve në këmbim të rryshfeteve, përgjatë më shumë se një viti, në rajonin Sombor, sipas një komunikate të Ministrisë së Brendshme.

”Operacioni mundësoi veçanërisht pengimin e disa trafiqeve të mallrave të ndryshme drejt Bashkimit Evropian”, shtoi i njëjti burim. Serbia ndodhet në rrugën e Ballkanit përdorur nga grupet kriminale për trafikun e qenieve njerëzore, drogës dhe armëve drejt vendeve të BE-së.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: