BEOGRAD– Një alarm fals për bombë u dha sot në mëngjes në Beograd për një pako të dyshimtë të lënë përpara ndërtesës së qeverisë serbe, që ndodhet në qendër të kryeqytetit.

Ndërhyrja e specialistëve të çaktivizimit të bombave tregoi se në këtë pako nuk kishte asnjë lëndë shpërthyese, ashtu siç ishte presupozuar.

Ministria e Brendshme serbe nuk konfirmon lajmin e dhënë nga televizioni privat, Pink.

Asnjë konfirmim nuk vjen edhe për dy pako të tjera të dyshimta, që u vendosën përpara ndërtesës së Bankës Qendrore të Serbisë dhe një godine ku ndodhen disa ministri.

(ma.ar/ANSA/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb