SERBI-Një ngjarje shokuese ka tronditur Serbinë. Një vajzë 3 -vjeçare është përdhunuar nga babai i saj.

Vajza ime, pas gjithë asaj që ndodhi më tha” Mami, më fshih kur të vij babi nga puna!”, tha për mediat serbe, Danijela Nestorović nëna e vajzës 3 -vjeçare, e cili dyshohet se është abuzuar seksualisht nga babai i saj Igor nga Lukomir në Zhitoragja.

 

Ajo tregon se kishte vënë re që diçka nuk shkonte kur vajza u kthye pas një shëtitje me babanë e saj. “Ajo u ngrit natën duke thirrur babi, babi. Pastaj u ankua për dhimbje barku dhe djegie në organet gjenitale. Kur e ndërrova pash që kishte gjakrrjedhje. E pyeta me kujdes dhe më tha që babi e prekte dhe e puthte në organet gjenitale”- tregon nëna e vogëlushes.

 

Ajo thekson se nuk ka asnjë problem me bashkëshortin e saj por që pas kësaj që ndodhi do që ai të qëndrojë në burg dhe larg vajzës së tyre.

 

” Mu kujtua që burri im edhe më parë puthte vajzën në trup, dhe madje edhe në organet seksuale, kur ajo bënte banjo. Thoshte se ajo ishte princesha e tij e cila nuk do të martohej, por do të jetonte me të”, ka treguar Danijela për mediat serbe.

 

Nëna e 3-vjeçares tregon se vajza është tmerruar dhe nuk dëshiron ta shohë babanë e saj. “Më tregoi gjithçka kishte ndodhur kur ata ishin vetëm. Ajo nuk dëshiron ta shohë. Më kërkon ta fsheh nëse i ati vjen në shtëpi”- tregon e hidhëruar nëna e fëmijës.

Babai i 3-vjeçares Igor është në paraburgim. Të premten e kaluar ai u lirua nga paraburgimi, por të hënën përsëri është kthyer në burg për 30 ditë deri në përfundim të hetimeve.

 

(a.n/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: