Majlinda Kelmendi ka arritur të fitojë medaljen e artë në xhudo në kategorinë deri 52 kg. Kjo ishte medalja e parë olimpike për Kosovën dhe se nuk ka mbetur pa u komentuar edhe nga mediat serbe. Këta të fundit bënë përpjekje për ta minimizuar këtë fitore të madhe.


Por jo të gjithë mendojmë gjithmonë njësoj. Një serb duket se nuk do t’ia dijë për atë që shkruajnë mediat serbe dhe ka komentuar fjalë të mira për Majlindën. Aleks Çoriç ka lënë një koment pozitiv për Kelmendin.


“Unë si serb, mendoj se njerëzit janë sjellë keq me të, por unë do them, urime! Për të qenë real më duhet ta pranoj se nuk kam parë të gjitha takimet, por kjo është diçka e madhe për popullin në Kosovë dhe jam i lumtur që ata përjetuan fitore kaq shpejt. Po ashtu shpresoj që ata të kenë një të ardhme të ndritur, jo vetën në sport, por në të gjitha sferat. Shpresa jonë e vetme është një e ardhme më e mirë. Ju lutem injorojini mesazhet e të tjerëve, jo të gjithë serbët mendojnë njësoj kur bëhet fjalë për Kosovën. Paçi fat në lojërat e tjera”, ka shkruar Coric në postimin e Rio 2016 në Facebook.


Komenti i tij ka marrë shumë pëlqime dhe nuk kanë munguar edhe komentet pozitive nga komentuesit shqiptarë. Çoriç ka dalë kundër jo vetëm bashkëkombasve të vet, por edhe kundër qeverisë së Serbisë. Kjo, pasi ministri i Rinisë dhe Sportit në Serbi, Vanja Udoviçiç deklaroi se sportistët serbë duhet të lënë garën, në rast se qëndrojnë në një vend me sportistë të një “shteti të vetëshpallur”.

(d.b/BalkanWeb)

Etiketa: