SERBI-Policia serbe arrestoi 15 persona të dyshuar se kishin favorizuar një trafik emigrantësh klandestinë drejt Evropës Perëndimore.

Grupi kriminal, në këmbim të 1 000 eurove për person, kishte mundur të fuste në Serbi nga kufiri bullgar rreth 200 emigrantë klandestinë për të vazhduar më pas drejt Hungarisë, vend anëtar i Bashkimit Evropian.

Emigrantët vinin nga Siria, Iraku dhe Pakistani.

Sipas të dhënave nga Qendra serbe për të Drejtat e Njeriut, gjatë katër muajve të parë të këtij viti, rreth 10 mijë emigrantë nga Siria, Afganistani, Iraku dhe vende të tjera aziatike janë futur në Serbi.

Pritet që ky numër të arrijë në 30 000 deri në fund të vitit.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: