SERBI- Beogradi është tronditur pasditen e sotme nga një shpërthim i fuqishëm i ndodhur pranë stacionit të autobusit dhe disa kafeneve, në lagjen “Banov Brdo”. Sipas mediave serbe, është raportuar se lënda eksplozive ishte vendosur në një automjet tip “BMW”, dhe më pas është shpërthyer nga distanca me telekomandë.

Nga shpërthimi është plagosur rëndë shoferi i makinës “BMË” dhe është në gjendje kritike si dhe një kalimtar, shkruan “tetovasot”.

Disa media serbe jozyrtarisht shkruajnë se shoferi i BMË është Vladimir Karan (46 vjeç), një person me dosje kriminale.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb