ITALI – Në një intervistë ekskluzive për Calciomercato.com, mbrojtësi i kombëtares shqiptare Elseid Hysaj është ndalur në dy çështje të rëndësishme për karrierën e tij, sfidën kundër Serbisë dhe rinovimin e kontratës me Empolin.

A keni rimenduar për atë që ndodhi në Beograd, në sfidën Serbi-Shqipëri, e vlefshme për kualifikueset Euro 2016?
Po, më ka shkuar ndërmend. Ajo mbrëmje duhet të harrohet për të gjithë protagonistët, pasi duhet të ishte një ndeshje futbolli dhe jo një luftë. Duhet të përqëndrohemi në futbollin e luajtur, unë po e bëj diçka të tillë, po përpiqem të shoh përpara.

Prej pak kohësh keni firmosur rinovimin e kontratës me Empolin. Çdo të thotë për ty?
Jam i lumtur pasi për mua është një akt simbolik që tregon se sa i lidhur jam me klubin. Tani duhet të jap maksimumin dhe të bëj gjithçka që skuadra të sigurojë mbijetesën.

Hysaj në pak kohë është shndërruar në një pikë referimi në skuadrën e drejtuar nga De Biasi, një performancë e cila ka qenë gjithnjë në rritje. Së fundmi për Hysaj kishin shprehur interesim disa skuadra të mëdha, jo vetëm në Serie A.

(er.nu/e.shkambi/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: