BEOGRAD – Policia e Beogradit ka vënë në pranga një 28-vjeçar, i cili akuzohet për tentativë përdhunimi. Mediat në Serbi kanë publikuar një video ku duket qartë teksa Milivoj Jovanoviq tenton të përdhunojë një vajzë në hyrje të pallatit ku ajo banonte.

28-vjeçari e kishte pritur vajzën poshtë pallatit dhe rreth orës 20:00 të mbrëmjes ka tentuar ta zhveshë me forcë. Vajza, që mendohet të jetë e mitur kërkoi ndihmë me zë të lartë, duke bërë që agresori të trembej dhe të largohej.

Pas denoncimit të vajzës, policia bëri të mundur identifikimin dhe kapjen e 28-vjeçarit Milivoj Jovanoviq.

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: