SERBI- Një foshnje vetëm 6 muajshe është dërguar në spitalin Jagodinës në Serbi me shenja të shumta dhune


Duke ju referuar gazetës “Blic” mediat kosovare shkruajnë se foshnja ka pasur shenja të shumta dhune në trup si dhe gjymtyrë të thyera. , “Foshnja e ka të thyer dorën e djathtë si dhe e ka të ndrydhur gjurin e këmbës së majtë. Në të gjithë kokën, fytyrë dhe trup ka shenja të hematomave dhe vende të mavijosura”- shkruajnë mendiat kosovare.


Ndërkohë prindërit e foshnjës së seksit mashkull, nëna 17 vjeçare dhe babi 47 vjeçar janë mbrojtur duke thënë djali është rrëzuar vet dhe kështu e ka lënduar dorën dhe trupin. Foshnja ka shenja të qarta se është rrahur dhe goditur në të gjithë trupin dhe fytyrë.


Madje mjekët kanë deklaruar se fëmija është trajtuar edhe para dy muajsh në spital për kocka të thyera. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(a.n/BalkanWeb)