Ivan Çurkoviç, zv/president i Federatës Serbe të Futbollit dhe në të njëjtën kohë mik i ngushtë i Mishel Platini ka leshur një bombë gjatë një intervistë dhënë për “Jutarnji Isit”. Çurkoviç ka paralajmëruar një dënim shembullor për Serbinë dhe Kroacinë për shkak të problemeve të shumta që këto dy shtete kanë me huliganizmin: “UEFA për Serbinë, Kroacinë dhe Malin e Zi ka dosje të trasha. E gjitha kjo nuk është për tu habitur në një kohë kurë çdo ndeshje e cila luhet këtu ngjan me festimet që bëhet për Vitin e Ri kinez. UEFA ka vendosur të eliminojë mjetet piroteknike dhe racizmin, dy armiqtë kryesorë të futbollit, sepse futbolli është një industri miliardësh. Kam informacione se Serbia dhe Kroacia do të përjashtohen për një periudhe 3-5 vjet nga të gjithë aktivitet ndërkombëtare. Federatat janë të pafuqishme ti bëjnë ballë huliganëve, vetëm shteti mund ta bëjë diçka të tillë, nëse dëshiron”, ka thënë Çurkoviç
(e.shkambi/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb