Serbia ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm në pengimin e Kosovës për t’iu bashkuar Këshillit të Europës. Kështu ka deklaruar Aleksandra Gjuroviq, e cila udhëheqë me delegacionin serb në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës – PACE.

Delegacioni serb ka penguar kalimin e një memorandumi që parashihte që në këtë asamble, të kishte ulëse për përfaqësuesit e Kuvendit të Kosovës në Strasburg. Kjo parashihej që t’ua lejonte atyre që të merrnin pjesë në diskutime dhe të nënshkruanin rezolutat e propozuara”, ka thënë Gjuroviq, shkruan Tanjug, transmeton Klan Kosova.

Mirëpo siç ka thënë ajo, për fat të keq lufta për ta bllokuar Kosovën drejt kësaj, nuk përfundon këtu ngase Serbia tani është e detyruar të takohet me delegacionin e Prishtinës, për të gjetur kompromis.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb