Serbia i’a del më në fund të mposht Zvicrën. Kombëtarja serbe ka arritur të marr revansh për dy humbjet e shkaktuara nga helvetët në dy botërorët e fundit, teksa kanë arritur të mposhtin me rezultatin 2-0 Zvicrën, në sfidën e zhvilluar në Leskovac.

Një sfidë që sikundër pritej u shndërrua në një skenë të shëmtuara thirrjesh e koresh antishqiptare, me kapitenin e Zvicrës, Granit Xhakën që ishte në shënjestër të tyre. Megjithatë pavarësisht humbjes dhe vërshëllimave për të, kapiteni i përfaqësues helvete zhvilloi një ndeshje mjaftë të mirë, teksa u vlerësua në fund me notën e lartë 7.5, duke qenë ndër më të mirët për ekipin e tij.

Sa i takon ndeshjes, Serbia ishte skuadra që e dëshiroi më shumë suksesin, teksa arriti të merrte 3 pikët, me dy gola të realizuara për çdo pjesë, me mbrojtësin Milenkoviç në fundin e pjesës së parë, që shënoi pas një rrëmuje në zonë dhe me sulmuesin Mitroviç që me një aksion personal arriti të shënonte edhe golin e dytë për vendasit. Embolo ndërkohë humbi shansin më të mirë për të rihapur sfidën, teksa 20 minuta nga fundi humbi një 11 metërsh.

Notat Xhaka

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: