Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, ka shfaqur shpresën që kompania kineze e teknologjisë Huawei të vendos për hapjen e qendrës së të dhënave për Evropën Juglindore në Kragujevc të Serbisë.


Bërnabiç tha se është e kënaqur me dy projektet që i zhvillon kompania kineze në Serbi, njërin me ministrinë e Punëve të Brendshme dhe tjetrin me Telekomin e Serbisë.
Ajo gjatë qëndrimit në Kinë do të nënshkruajë edhe një Memorandum Mirëkuptimi me kompaninë Huawei.


Por, kompania kineze përballet me kritika ndërkombëtare, përderisa Shtetet e Bashkuara e kanë vënë në listë të zezë. Kjo pasi, SHBA-ja dyshon që kjo kompani bashkëpunon me qeverinë kineze për të spiunuar.


Huawei e ka mohuar akuzën. Siguria aktuale e pajisjeve të kompanisë Huawei është më e keqe se ajo e kompanive konkurrente perëndimore, ka thënë, kohë më parë, Ian Levy, drejtor i Qendrës Kombëtare për Siguri Kibernetike të Britanisë së Madhe, gjatë një konference në Londër.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: