SERBI-Serbia ka më shumë se 100 urdhër-arreste të vlefshme për personat e dyshuar për krime lufte të kryera në Kosovë në fund të viteve ’90.

Siç mëson Tanjug, këto urdhërarreste janë lëshuar për të dyshuarit ndaj të cilëve hetimi është në vazhdim e sipër, dhe personave ndaj të cilëve janë ndërprerë hetimet, këto fletë arreste do të lëshohen për të arrestuar të dyshuarit, i tillë siç është shembulli i hetimit kundër ish komandantit të UÇK-së, Ramush Haradianj.

“Publikimi i emrave të të dyshuarve për urdhërarreste do të humbiste kuptimin për shkak se të dyshuarit nuk do rrezikonin të arrestohen”, tha një burim i njohur me punën e institucioneve hetimore të Serbisë dhe Kosovës, për Tanjug, transmeton lajmi.net.

Në anë tjerë, sipas të njëjtit burim i cili i ka thënë po të njëjtës medie fletarrestet kosovare të cilat lëshohen sipas urdhrave të gjyqësorit atje, përfshirë 57 urdhërarreste serbe, janë të vlefshme vetëm për territorin e Kosovës, për shkak se Kosova nuk është anëtare e Interpolit.

Pra, pa përfshirjen e UNMIK-ut apo EULEX-it, të cilët mund të kërkojnë nga Europoli dhe Interpoli për zbatimin e këtyre fletarresteve, ato mbeten të efektshme vetëm në territorin e Kosovës.

EULEX njoftoi dje se nuk ka vepruar në rastin e lëshimit të 57 fletarresteve vendore dhe ndërkombëtare për arrestimin e serbëve.

Megjithatë, sipas burimit të Tanjug-ut, fletarrestet e lëshuara nga institucionet e Kosovës mund të kenë efekt ndërkombëtar, në qoftë se Kosova dhe një shtet tjetër kanë marrëveshje dypalëshe që kjo çështje të rregullohet.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: