BEOGRAD

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, ka pritur sot në Beograd homologun e Sllovakisë dhe njëherësh kreun e OSBE-së, Miroslav Lajçak.


Ai përgëzoi Sllovakinë për mbështetjen që i ka dhënë Serbisë në rrugën e gjatë e të vështirë  drejt Bashkimit Europian. Kreu i diplomacisë serbe u shpreh se vendimi i Kosovës për të taksuar mallrat serbe dhe ato boshnjake me 100 për qind,  po krijon kushtet për një destablilizim në të gjithë Ballkanin Perëndimor.


“Duke pasur parasysh se Lajçak vizitoi Shqipërinë, dhe se do të vizitojë vendet e tjera, si dhe misionin e OSBE në Kosovë, është e rëndësishme për të shkëmbyer mendime në lidhje me të gjitha problemet dhe sfidat, si dhe ‘aktet e njëanshme të Prishtinës, të cilat kërcënojnë të shkaktojnë destabilizim të të gjithë rajonit’ “, tha ministri i Serbisë.


(n.m/BalkanWeb)