Qeveria e Serbisë ka mbyllur terminalin doganor në Preshevë, duke e zhvendosur në Vranjë, 40 kilometra larg kufirit.

Vendimi në fjalë erdhi me arsyetimin se ka rënë importi dhe eksporti. Mediat kosovare raportojnë se mbyllja e këtij terminali ka ngjallur reagime në Luginën e Preshevës.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë e Republikës së Serbisë, Bordi i Doganave bëri të ditur se do të mbyllet Terminali doganorë në Preshevë. Besnik Sadiku, kryeshef i shërbimit të Financave në Komunën e Preshevës, e ka vlerësuar të dëmshëm mbylljen e terminalit doganorë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb