BEOGRAD-Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, ka paralajmëruar se përsa i përket dialogut për normalizim të raporteve me Kosovës, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, nuk do të ndryshojë asgjë.

 

“Mendoj se është shumë me rëndësi të theksohet fakti se secili vendim i bërë në Bruksel, ishte bërë në koordinim me presidentin Tomisllav Nikolliç, dhe qeverinë e Serbisë, derisa unë isha kryeminisitër, siç është rasti tani kur Aleksandar Vuçiç është kryeministër. Jam i sigurt se kjo do të vazhdoj në mënyrë të njejtë”, tha Ivica Daçiç në intervistën për Radion Evropa e Lirë.

 

Këto komente u bënë ndërsa Serbia nga sot e merr kryesinë e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) nga Zvicra.

 

Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, pritet që më 15 janar në selinë e OSBE-së në Vjenë, të paraqesë prioritetet e presidencës së Serbisë.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb