BEOGRAD – Presidenti rus, Vladimir Putin vendos të reduktojë gazin për Serbinë pas refuzimit të kryeministrit Vuçiç për të shlyer një borxh prej 200 milionë dollarësh. Lajmi bëhet i ditur nga gazeta serbe “Danas”, sipas së cilës kreu i ekzekutivit serb ka informuar kabinetin e tij lidhur me vendimin e Kremlinit.

Mësohet se kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, refuzoi të nënshkruajë një marrëveshje të re për kthimin e borxhit në vlerë prej 200 milionë dollarësh, i cili është dashur të shlyhet deri në mars të vitit të ardhshëm. Vuçiç thuhet se ka refuzuar të japë garanci për shlyerjen e borxhit për gazin rus pasi beson se kërkesa e Putinit është e padrejtë, për shkak të faktit se, Rusia përmes Industrisë së Naftës të Serbisë, nxjerr fitime të mëdha jashtë vendit, në sajë të një marrëveshje mes të dy vendeve që kishte përfunduar në vitin 2008”, – shkruan “Danas”.

Të pakënaqur me refuzimin e kryeministrit serb, Putin vetëm dy ditë pas vizitës në Serbi ka vendosur të zvogëlojë furnizimin e gazit për një të tretën e shumës totale të rënë dakord kohë më parë.

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb