Serbia është sërish vendi i vetëm kandidat për anëtarësim në BE nga Ballkani Perëndimor që nuk respektoi vendimin e ri të politikës së jashtme të BE-së në lidhje me masat kufizuese për shkak të mbështetjes ushtarake të Iranit për agresionin rus kundër Ukrainës dhe grupeve të armatosura në Lindjen e Mesme dhe rajonin e Detit të Kuq.
Siç njoftoi sot BE-ja, Serbia nuk respektoi vendimin e miratuar nga Këshilli i BE-së më 14 tetor (CFSP) 2024/2698, i cili i referohet zgjerimit të listës së individëve dhe subjekteve për të cilët janë në fuqi masat kufizuese në lidhje me mbështetjen ushtarake për Iranin, agresionim rus kundër Ukrainës dhe grupeve të armatosura në Lindjen e Mesme dhe rajonin e Detit të Kuq.
Me vendimin e ri të Këshillit të BE-së, të gjitha shtetet e tjera kandidate për anëtarësim në BE nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, përveç Serbisë – Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Shqipëria dhe Bosnja e Hercegovina – janë rreshtuar, gjë që do të sigurojë që politikat e tyre kombëtare të jenë në përputhje me të, dhe BE-ja “e merr parasysh këtë detyrim dhe e mirëpret atë”, thuhet në njoftim.