Gjatë një vizite në Kosovë anëtari i Kryesisë së Bosnjës, nga Republika Srpska, Mladen Ivaniç ka provokuar me një deklaratë të tij. Teksa shkeli edhe lejen që ia dha Prishtina zyrtare , për një vizitë thjesht familjare, mysafiri foli nuk u ndal me kaq.

Anëtari i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës shfrytëzoi rastin dhe shëtiti nëpër kisha e manastire serbe e ortodokse. Gjatë vizitës së tij në Prizren ai bëri deklarata të forta politike kundër Kosovës.

“Erdha këtu që t’i shoh krejt këto objekte të shenjta që i kemi në këtë tokë. Ky vend në Prizren është tregim i madh se sa i fuqishëm ishte shteti jonë serb nëpër kohë dhe të kujtojmë se sa me vëmendje duhet ta ruajmë këtë gjë. Kjo tregon se Kosova e Metohija vlen shumë për popullin serb dhe se gjithnjë duhet të kthehemi në këtë vend e ta ruajmë si tokë tonën”, tha ai. Ivaniç ka qëndruar gjithashtu në Patriarkanën e Pejës, Manastirin e Deçanit dhe Hoqë të Madhe.

Një burim nga institucionet e Kosovës tha për Klan Kosovën se me ndërhyrje të ndërkombëtarëve Ivaniç i ishte dhënë leja vetëm për vizitë familjare jo politike.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb