Vendimi i Kosovës për t’i hapur luftë tregtare mallrave që vijnë nga Serbia dhe Bosnjë Hercegovina  ka shkaktuar reagime të forta në rajon, por edhe në strukturat  e Bashkimit Europian.


Pala kosovare deklaroi se rritja e tarifës nga 10 për qind në 100 për qind erdhi si pasojë e frenimit që i bëri Serbia  anëtarësimit të saj në strukturat e policive ndërkombëtare të INTEPROL-it. Kreu i ekzekutivit  të Kosovës, Ramush Haradinaj deklaroi se nuk do të ketë heqje të tarifës për mallrat që vijnë nga Serbia pa njohur më parë kjo e fundit Pavarësinë e vendit, raporton “BalkanWeb”.


Pas kësaj thirrje, i menjëhershme ishte reagimi i Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili pasi kërkoi në formë “lutjeje” të hiqet tarifa e vënë, theksoi se Beogradi nuk do ta njohë Pavarësinë e Kosovës. Sipas vendimit të qeverisë, të gjitha vendet që duan të eksportojnë në Kosovë duhet t’i referohen këtij vendi me emrin e saj kushtetues “Republika e Kosovës.


Presidenti Vuçiç tha mes se Serbia duhet të përgatitet për një betejë të gjatë me Kosovën.

Vlera e mallrave që Kosova importon nga Serbia është rreth 400 milionë euro në vit. Kujtojmë se masën e Kosovës e kanë dënuar edhe vendet e Bashkimit Europian, të cilat i kanë kërkuar të heqë menjëherë masën e vënë pasi sipas tyre, kjo cenon tregtinë dhe shkel marrëveshjen e CEFTA-s.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb