KOSOVE – Disa nga ndërmarrjet publike në Serbi mund të bien në pronësi të biznesmenëve kosovarë. Ky shtet ua ka hapur dyert investitorëve kosovarë që dëshirojnë të marrin pjesë në procesin e privatizimit në këtë vend, njofton Tribuna. Procesi i privatizimit në Serbi është në raundin e fundit ku janë paraparë të privatizohen afër 2000 ndërmarrje të sektorëve të ndryshme në këtë vend.

Nexhat Behluli – Koordinator për ndërmarrje të vogla dhe të mesme në Komunën e Bujanocit, i cili është edhe i autorizuar nga Agjencioni i Privatizimit Serb për të hulumtuar dhe gjetur blerës dhe pjesëmarrës në këtë proces, ka thënë se e tëra kjo është një mundësi që t’i inkurajojnë edhe bizneset kosovare për të marrë pjesë në këtë proces i cili mund të jetë i rëndësisë së veçantë në dimensione të shumta.

Ai po ashtu në takim me kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, dorëzoi edhe regjistrin final me informacione të nevojshme për kompanitë nga Serbia që janë në këtë raund të privatizimit. Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, theksoi se bashkëpunimi ekonomik është i rëndësisë së veçantë me të gjitha shtetet dhe në veçanti me Serbinë.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: