Koloneli i Policisë së Kosovës, Lumni Graishta rrezikon të ndalohet me urdhër-arrest ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia. Graishta, një ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është vendosur nga Serbia në listën e të kërkuarve në Interpol.
Të martën, Serbia i ka dërguar kërkesë Interpolit një listë të ish-ushtarëve të UÇK-së. Në mesin e tyre është edhe koloneli Graishta dhe 38 ish-pjesëtarë të Brigadës 60 të UÇK-së, raporton Paparaci. Kujtojmë se koloneli që i ri ka qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe po ashtu i plagosur gjatë luftës në vitin 1998.
Para rreth tri javësh, Blerim Ramadani, një ish-ushtar i UÇK-së, u ndalua në Maqedoninë e Veriut bazuar në një flet-arrest të lëshuar nga Serbia.