Serbia ishte një nga zhgënjimet e mëdha të këtij Evropiani, në çdo aspekt, brenda dhe jashtë fushë. Pavarësisht se një ekip me emra të rëndësishëm si Vlahovic etj, ekipi serb nuk dhuroi asnjë detaj pozitiv në “Euro2024”, e mbyllin Grupin C në vendin e fundit me 2 pikë.

Jo vetëm në fushë, Serbia dhuroi një shfaqe të shëmtuar edhe në rrugët e Gjermanisë, ku tifozët e tyre në të tre ndeshje sollën tension dhe kaos, duke u përplasur më tifozët rivalë dhe me autoritet lokale, kështu ndodhi edhe në sfidën e fundit, atë kundër Danimarkës.

Përpara këtij takimi, tifozët ultras goditën me sende të forta dhe me shishe policinë gjermane, skena jo të hijshme që njollosën akoma më shumë rrugëtimin e tyre në “Euro2024”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb