KOSOVE

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka zhvilluar sot një takim pune me ambasadorin francez, Didier Chabert, dhe ambasadorin gjerman Christian Heldt.

Shefi i ekzekutivit shqiptar tha se shkëmbyem pikëpamje për monumentin e ri politik të krijuar pas takimit të nivelit të lartë të liderëve të Ballkanit Perëndimor në Berlin. Sipas tij, ata kanë diskutuar për takimin e radhës në Paris, si mundësi e mirë për të avancuar energjitë pozitive për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, që duhet të rezultojë me njohje reciproke në kufijtë ekzistues.

“Në takim pune me ambasadorin francez, Didier Chabert, dhe ambasadorin gjerman Christian Heldt, shkëmbyem pikëpamje për momentumin e ri politik të krijuar pas takimit të nivelit të lartë të liderëve të Ballkanit Perëndimor në Berlin. Poashtu, diskutuam për takimin e radhës në Paris, si mundësi e mirë për të avancuar qasjen konstruktive për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi, që duhet të rezultojë me njohje reciproke në kufijtë ekzistues.”-shkruan ai në Facebook.

(Balkan Web)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb