Serena Williams ka ngjallur debate me uniformën e zgjedhur për turneun e Roland Garrow. Tenistja e famshme është shfaqur me një komplet tutash ngjyrë të zi në turneun e Parisit duke bërë të gjithë të flisnin për të përfshirë edhe Bernard Giudicelli, një nga organizatorët i cili ka thënë: “Mendoj se nganjëherë ekzagjerohet. Veshja e Serenës, për shembull, nuk do të pranohet më, duhet të respektojmë vendin dhe lojën”.

Megjithatë tenistja është përgjigjur se veshja e saj Nike, është për motive shëndetësore. Veshja është përdorur për të nxitur qarkullimin e gjakut, probleme që tenistja duket se i ka pas shtatzënisë.

Edhe Nike (veshjen e së cilës tenistja ka zgjedhur) është hedhur në mbrojtje të Williams

“Mund ti heqësh një superheroi kostumin e tij, por nuk mund t’i heqësh kurrë superfuqinë” Brandi sportiv nuk ka qenë i vetmi zë në favor të ish tenistes 1 në botë.

Janë të shumtë ata që kanë përkrahur tenisten në web, duke akuzuar Bernard Giudicelli për racizëm dhe seksizëm.
Edhe ish presidenti i Iranit Mahmoud Ahamadinejad, me një postim në Twitter është shfaqur në krah të Williams: ’Fatkeqësisht disa Vende, përfshirë edhe timin, nuk kanë kuptuar se çfarë është liria e vërtetë”, ka shkruar.

“Polemika për kodin e veshjes në fushë-ka thënë-, është një diskutim i gjithi francez: Në New York gjatë Us Open Serena ka garuar e veshur me tuta dhe askush se ka diskutuar.
(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: