SHBA – Tenistja e njohur Serena Ëillims ka rrëfyer se e ka zbuluar gabimisht lajmin e shtatzënisë.

Ajo bëri të ditur se shpërndarja e lajmit të gëzuar ishte një gabim, duke shtuar se fotoja në diçiturën e të cilës lexohej “20 javëshe”, duhej të ishte private, por aksidentalisht e postoi për të gjithë botën.

“Ju e dini si janë rrjetet sociale, shtyp butonin e gabuar dhe 30 minuta më pas 4 telefonata të humbura. Mendova kjo është e çuditshme”, ka thënë kampionia e tenisit shkruan BBC.

Më datë 20 prill tenistja amerikane postoi një foto në Snapchat, me një kostum të verdhë noti, në të cilin shkruhej“20 javë” duke lënë të kuptohej se ishte 20 javëshe shtatzënë.
Njoftimi për shtatzëninë vjen vetëm pak ditë pasi i fejuari i saj, bashkëthemeluesi i rrjetit Reddit, Alexis Ohanian kishte postuar një foto të ëmbël bashkë me Serenën.
Alexis dhe Serena kanë bërë publike lidhjen e tyre në dhjetor, në një forum në Reddit, ndërsa tani vjen lajmi i shumëpritur.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: