Gjithçka gati për martesën e Serena William e cila në 16 nëntor do të martohet me të dashurin e saj Alexis Ohanian në New Orleans.


Mes 250 të ftuarve do të jenë Beyonce, Jay Z, Meghan Markle, Kris Jennes dhe Ciara. Ceremonia e blinduar do të zhvillohet në qendrën e arteve kontemporane, por detajet do tu dërgohen të ftuarve mëngjesin e datës së madhe.


Prezente në ceremoni do të jetë edhe vajza e vogël e çiftit Alexis Olympia Ohanian Jr, që ka lindur 11 javën më parë.


Një martesë një milion dollarëshe ajo e Serena Williams dhe Alexis Ohanian që do të kurorëzojnë me martesë dashurinë e tyre dhe duket se nuk do të kursejnë aspak për atë ditë.

Ekskluzivitetin e fotove dhe videove nga ceremonia do ta ketë vetëm Vogue. Tenistja e cila disa kohë më parë deklaroi që do e linte sportin kur të bëhej nënë, duket se është gati për tu kthyer në fushën e Australian Open në Janar 2018, të njëjtin turne që e fitoi vitin e kaluar ndaj motrës Venus.
(da.xha/BalkanWeb)

Etiketa: