Mbretëresha e tenisit të femrave, Serena Williams, është zgjedhur personaliteti sportiv i vitit 2015 nga revista Sports Illustrated.

“Serena nuk është vetëm sportistja më e mirë e gjeneratës, por edhe në histori, sidomos pas rezultateve të arritura gjatë 2015, ku ka qenë dominuese në çdo aktivitet. Ajo e meriton këtë vlerësim për atë çka bere”, theksoi Paul Fichtenbaum, kryeredaktor i grupit Sports Illustrated.

Williams, 34 vjeç, ka fituar në 2015 tre nga katër turne të Grand Chelem. Ajo numëron 21 tituj të rëndësishëm në trofetë e saja, duke qenë fare pranë gjermanes Steffi Graf.

Williams zëvendëson në këtë trofe tepër të rëndësishme basketbollistin Madison Gardner (2014). Ajo është e para teniste në aktivitet që merr këtë trofe që nga koha e Chris Evert në 1976.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: