Kanë kaluar 6 muaj nga koha kur Serena Williams është bërë nënë për herë të parë. Sot tenistja e famshme amerikane ka vendosur të tregojë tmerrin e atyre ditëve shtatori: ‘Më operuan urgjentisht për shkak të problemeve që kisha me zemrën. Ndërhyrja shkoi shumë mirë, por ajo që pasoi 24 orë pas lindjes ishte e tmerrshme’.

Për shkak të mpiksjes së gjakut në mushkëri ish numri një në botë i tenisit vazhdon të ketë ankth për jetën: ”Pasi rrezikova të vdisja, tani jetoj me frikë’.

Tani gjithçka është kthyer në normalitet ose pothuajse. Për Cnn ish numri një në botë ka shpjeguar se jeton me frikën se ajo që i ndodhi 6 muaj më parë mund ti përsëritet. ’Kur u ktheva në shtëpi pas lindjes i kam kaluar gjashtë javë në shtat. Tani pavarësisht ankthit mendoj se kam qenë me fat. Kam një vajzë të mrekullueshme dhe shpejt do të kthehem në fushë për të fituar’.

Më pas amerikania ka falënderuar mjekët: ‘Falenderoj me zemër personelin mjekësor, sepse nëse ata nuk do kishin vepruar në kohë, sot nuk do të isha këtu’.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: