Që Meghan Markle është në pritje të një vajzë, na e ka lënë ta kuptojmë tenistja Serena Williams, një mikeshë e ngushtë e Meghan, gjatë një interviste për E!News.

Mjaftoi vetëm një përemër për të aluduar për gjininë e baby royal që pritet të vijë në jetë së shpejti. Gjatë intervistës Serenës i shpëtoi përemri femëror, ajo, duke lënë të kuptohet që fëmija do të jetë një vajzë.

Pavarësisht se Serena nuk përmendi emrin e Dukeshës por vetëm të nje mikeshe të ngushtë që është shtatzënë, të gjithë fansat mendojnë se bëhet fjalë pikërisht për Markle.

Sipas traditës mbretërore britanike, prindërit janë të vetmit që duhet të zbulojnë seksin e babyt, vetëm në momentin e lindjes, por prej disa javësh qarkullojnë zëra që Harry dhe Meghan e dinë gjininë.

(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb