Giulia Manfrini, sërfiste dhe ifluencer italiane vdiq pasi u shpua nga një peshk shpatë që e sulmoi papritmas.

36-vjeçarja italiane me origjinë piemonteze ishte në Indonezi për serf në ujërat e Oqeanit Paqësor dhe, sipas policisë së Siberut, të premten ajo ishte në ujërat e zonës Bengbeng në ishullin Masokut.

Alexandre Ribas dhe Massimo Ferro, dy dëshmitarë të aksidentit tragjik, mundën të arrinin te Giulia për ta sjellë përsëri në breg, por përpjekjet e shpëtimit në Qendrën Shëndetësore ishin të kota, sepse plaga pesë centimetra në pjesën e sipërme të majtë të gjoks, e shkaktuar nga peshku, ka rezultuar fatale.

Komentet nën fotot e shumta që Giulia Manfrini postoi në Instagram tregojnë për dhimbjen e njerëzve që e njohën dhe ndiqnin udhëtimet kushtuar pasionit të saj sportiv të sërfit. «R.I.P. Udhëtimi juaj i fundit nuk duhet të kishte përfunduar kështu.” “U prehsh në paqe. Ti u largove duke bërë atë që doje”. “Çfarë vdekje absurde… sa shanse kishte që të ndodhte diçka e tillë, prehu në paqe Giulia, ngushëllime familjes”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb