Duke folur në konferencën “Bashkëpunimi Ndërkombëtar në një Botë të Trazuar”, organizuar nga Klubi Ndërkombëtar i Diskutimit “Valdai” në qytetin vietnamez të Ho Shi Minit, Sergey Lavrovi kërkoi reformimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Ai tha se rajonet në zhvillim nuk përfaqësohen në mënyrë adekuate në organin vendimmarrës të OKB-së.

“Reforma e Këshillit të Sigurimit të OKB-së është padyshim e prapambetur, pasi ajo nuk përfaqëson siç duhet rajonet në zhvillim të botës në Azi, Afrikë dhe në Amerikën Latine. Tani gati një e treta e Këshillit të Sigurimit të OKB-së përfaqësohet nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian. Unë nuk mendoj se përfshirja e vendeve të Perëndimit historik do t’i shtojë kësaj strukture diversitetin që ne duam të shohim atje”, theksoi shefi i diplomacisë ruse duke argumentuar se BE-ja “mbyllet në guaskën e vetë” kur bëhet fjalë për shumë çështje globale.

“Tani po flasim për formimin e një rendi botëror të ri shumëpolësh. Ndërsa terreni ligjor ndërkombëtar po ndahet, SHBA-ja po copëton çdo gjë. Si ‘mbyllje në guaskën e vetë’ mund të vlerësohen gjithashtu zhvillimet në disa rajone të Eurazisë. Kurse ne duam të bëjmë hapa që do të fillojnë një proces gjithëpërfshirës”, shtoi Lavrovi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: