Manchester City shkatërroi Chelsean në fundjavë me rezultatin tenistik 6-0, duke vazhduar kështu kryesimin në Premier Ligë, me një ndeshje më shumë se Liverpooli.

Në këtë ndeshje Sergio Aguero shënoi hat-trick.  Argjentinasi realizoi në minutën e 13-të 19′ dhe 56′.

Në fund të takimit gjyqtari kryesor Mike Dean bëri shaka për një moment me sulmuesin e City duke ia fshehur topin e het-trikut. E gjitha kjo kaloi me shaka në mes të dyshes, e pastaj edhe në mes tifozëve në rrjetet sociale.

Sergio Aguero është futbollisti me më shumë hat-trick të shënuar në Premier Ligë, me plot 11 të tillë.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: