SHBA – Një pako e dyshimtë është gjetur në shtëpinë e Demokratit të lartë Cory Booker në Florida, raportojnë mediat amerikane.

Në të njëjtën kohë policia e Nju Jorkut tha se autoritetet po hetojnë një pako të zbuluar në Manhattan.

Byroja Federale FBI gjendet aktualisht në Florida për nisjen e hetimeve pas një seri pakosh me eksplozivë të vendosur edhe në vende të tjera.

Ditë më parë dy pako me eksplozivë u gjetën në shtëpitë e ish-Presidentëve Barack Obama dhe Bill Clinton.

Të  tjera pako janë gjetur edhe në shtëpinë e miliarderit George Soros, redakinë e CNN apo restorantin e aktorit të njohur Robert De Niro.

Policia ende po heton se cila është dora që fshihet pas gjithë këtyre pakove.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: