Napoli arriti të fitojë me rikthim ndaj Milanit në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë të Serisë A, pasi nga 0-2 në fund napolitanët triumfuan me rezultatin 3-2. Skuadra e Carlo Ancelottit arriti të marrë një fitore të madhe ndaj ekipit të Gennaro Gattusos dhe tani ka dy fitore në dy ndeshje të luajtura. Golat në këtë takim u shënuan nga Piotr Zielinski (53′, 67′) dhe Dries Mertens (80′) për vendasit, ndërsa për Milanin shënuan Giacomo Bonaventura (15′) dhe Davide Calabria (49′). Lojtari më i vlerësuar i kësaj ndeshjeje ishte mesfushori i vendasve, Allan, i cili u vlerësuar me notën 8.9, ndërsa nota më e ulët e ndeshjes shkoi për portierin David Ospina, i cili u vlerësua me 5.7. Për 90 minuta në këtë ndeshje luajti edhe mbrojtësi shqiptar, Elseid Hysaj, i cili pati një paraqitje shumë të mirë duke u vlerësuar me notën 7.0. (o.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb