Fabio Groso nuk do të jetë më trajneri i Hellas Veronës. Ish-kampioni i Botës me Italinë në vitin 2006, tashmë është i papunë pasi klubi verdheblu e ka shkarkuar atë menjëherë pas barazimit me Peskarën.

Emri që përflitet si pasuesi i Grosos te skuadra veroneze, është ai i Xhani De Biazit, por ish-trajneri i Kombëtares kuqezi ka një garë të fortë me emra të tjerë të njohur. Aljeti dhe Zeman janë gjithashtu kandidatura të forta, ndërsa mbetet për t’u parë se çfarë do të vendosin drejtuesit e Hellas Veronës.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb