Paqe mes spektaklit, me Inter e Napoli që ndajnë nga një pikë pas barazimit 1-1. Festojnë për këtë “X” ekipet e tjera të Serie A duke bërë që tabela të ngjeshët gjithnjë e më shumë, ku 6 ekipet e para kanë një diferencë prej vetëm 2 pikësh. Ekipi i Simone Inzaghit largohet nga “San Siro” me një shije të hidhur, kjo pikë i qëndron ngushtë pasi ishin superiorë, por u tradhtuan pikërisht nga ai që më pak pritej, Calhanoglu.
Në këtë rikthim në “San Siro”, Conte festoi shpejt pasi në minutën e 23-të e gjetën veten në avantazh, ku një assist i Rrahmanit u konvertua në gol nga McTominay. Inter reagoi, por goli i barazimit erdhi vetëm në minutën e 43-të, me Calhanoglu që me një predhë të vërtetë nga distanca barazoi shifrat në 1-1.
Në pjesën e dytë, Dumfries fitoi një 11-metërsh, por për herë të parë në karrierë Hakan Calhanoglu gaboi nga pika e bardhë, me regjisorin turk që përplasi topin në shtyllën pingule. Të dy ekipet provuan deri në fund të dilnim me pikë të plota, madje Napoli bëri me zemër tifozët zikaltër, ku një goditje e Simeones përfundoi pak mbi traversë.
Në fund, Inter ndalet pas dy fitoreve radhazi, ndërsa Napoli ngec sërish, këtë herë në një “X” duke bërë që Atalanta, Fiore, Inter dhe Lazio t’i afrohen me vetëm 1 pikë.
(BalkanWeb)