E enjtja në Serie A rezervoi edhe 3 sfidat e fundit të javës së 10, në të cilat nuk pati asnjë suprizë, me 3 skuadrat favorite, Fiorentina, Roma dhe Lazio që arritën të siguronin 3 pikë.
Fillimisht Fiorentina, e cila vijon të jetë surpriza pozitive e Serisë A në këto 10 javë të para. Fitorja e 5-të rradhazi në kampionat për të besuarit e Rafaelle Palladinos, që i mundëson vendin e 4 për momentin për “vjollcët”, me tifozët e së cilës kanë nisur të ëndërrojnë se ky mund të jetë sezoni i duhur për rikthimin në Champions League. Sfidën ndaj Genoas e vendos një gol i gjermanit Gosens në minutën e 72, duke i shkaktuar një tjetër humbje Geonas, që i “fundos” në fundin e tabelës.
Ndërkohë fitore lehtësuese për Romën. Juriç i’a doli të trimfonte ndaj ish skuadrës së tij Torinos, me sfidën e zhvilluar në Olimpico që u vendos nga një gol i argjentinasit Paulo Dybala në pjesën e parë. Një fitore që vjen në momentin e duhur, për shkak të krizës që skuadra e Romës po kalon jo vetëm në fushë, por edhe në sajë të marrëdhënies të tensionuar mes tifozëve dhe drejtueseve të klubit që pas largimit të De Rossit.
Ndërkohë një tjetër skuadër që po kalon një formë shumë të mirë në këto javë të Serie A është Lazio. Skuadr bardhekaltër, siguroi një fitore të thellë ndaj Comos së Cesc Fabregas me rezultatin 1-5. Dopietë e Castellanos, Pedro, Patric dhe Tchaouna i dhuruan kryeqytetasve fitoren 4 në 5 ndeshjet e fundit në Serie A, duke u ngjitur në kuotën e 19 pikëve, po aq sa kanë Fiorentina dhe Atalanta.