Mos i thoni Antonio Contes se është një trajner vetëm për kampionat, sigurisht që nuk do ta merrte mirë, pavarësisht se faktet tregojnë se nuk ka fituar asgjë në europë. Me Juven, Conte fitoi 3 në 3, 3 tituj kampion radhazi në Serie A ndërsa më Chelsea goditi me të parën duke fituar titullin në Premier League.

Conte
Conte

Tifozët e Interit nuk do të shqetësoheshin aspak me këtë fakt, nuk do të mërziteshin nëse do të fitonin titullin në Serie A, fundja janë të vetëdijshëm se në Champions duhet diçka më shumë se një ekip solid për të triumfuar. Conte është në rrugën e duhur, debutimi i tij në stolin zikaltër ka qenë perfekt: 3 ndeshje 3 fitore.

Pas 21 muajsh, Inter qëndron i vetëm në krye të tabelës, një detaj i cili ka bërë që tifozët të ëndërrojnë, Conte shihet si blerja më e rëndësishme e Interit. Në aspektin personal, rekordi i Contes në Serie A është dhe më domethënës: 10 ndeshje radhazi që nuk humbet. Prova e radhës akoma më e rëndësishme për të fituar zemrat e tifozëve është derbi përballë Milanit më 21 shtator.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: