Juve vazhdon marshimin në kampionatin italian, duke dominuar dhe vendosur rekorde të reja në një kampionat ku duket se nuk ka rivalë. Fitorja e sotme 1-0 kundër Romës vijoi serinë e rezultateve bindëse ndaj skuadrave të cilat në teori duhej të ishin rivale të bardhezinjve në këtë edicion por thjesht po ndjekin nga distanca skuadrën e Alegrit. Fati i sfidës u vendos nga në gol i Mario Mandzukic në minutën e 35 të pjesës së parë të takimit, kur ai përfitoi nga pasimi I De Sciglios për të dërguar topin në rrjetë me kokë, për t’u konfirmuar gjithnjë e më shumë në një formë të shkëlqyer. Ky ishte goli i 8 në këtë sezon për kroatin, i cili tashmë po “kërcënon” hegjemoninë brenda klubit të Ronaldos, i cili është i ndalur në kuotën e 11 golave në Serinë A. Me suksesin e sotëm, Juventusi është shpallur Kampione Dimri dy ndeshje para përfundimit të fazës së parë të kampionatit pasi ka 8 pikë diferencë nga Napoli i vendit të dytë. (o.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb