Java e 5-të e Serie A si rrallë herë këtë sezon nuk pa si protagonistë legjionarët kuqezi, pjesa më e madhe e tyre jo vetëm që nuk ishin titullarë por nuk zbritën fare ne fushë, përjashtim bëjnë vetëm dy portierët, Strakosha dhe Berisha. Hysaj vijon të mos preferohet nga C.Ancelotti por çuditërisht në stolin qëndruan edhe Gjimshiti e Dermaku ndërsa Kumbulla ishte i dënuar. Në sfidën më të rëndësishme të kësaj jave, Inter-Lazio, Tomas Strakosha u kthye të bëjë protagonistin duke mbajtur në lojë ekipin kryeqytetas:

Strakosha
Strakosha

“Në golin e D’Ambrosios gabon shumë pak, goditja me kokë e mbrojtësit ziklatër ishte shumë afër. Në pjesën e dytë bën mrekullinë duke ndalur dy hera brenda një aksioni Barellan dhe më pas Politanon”, nota 6,5 për Strakoshën. Nuk arrin do të bëj heroin për Spal, Etrit Berisha:

Berisha
Berisha

“E nis ndeshjen shumë keq, gabon rënde duke i dhuruar një top Babacar. Në fundin e pjesës s parë rrezikon sërish por për fatin e tij të mirë, Vicari largoi topin në vijën fatale. I pafajshëm në dy golat e pësuar në pjesën e dytë”, nota 5,5 për Berishën.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb