Serie A ka një kryesues të ri. Pas javës së 4 të kampionatit italian, që u mbyll me dy sfidat e fundit të së hënës, ëshë Udinese që për habinë e të gjithëve ka marrë kryesimin e kampionatit e vetme me 10 pikë.

Askush nuk e kishte menduar një nisje të tillë të kampionatit nga bardhezinjtë, as tifozët më të çmendur të tyre. Skuadra e Udineses që vitin e shkuar arriti të siguronte qëndrimin mes më të mirëve vetëm në 90 minutat e fundit të kampionatit, këtë sezon ka shpërthyer duke siguruar 3 suksese rradhazi në 3 javët e fundit në kampionat. “Viktima e rradhës e ekipit të udhëhequr nga gjermani Runjaic ishte Parma. Skuadra vendase e nisi shumë mirë takimin teksa realizo dy gola në pjesën e parë me Delprato dhe Bonny.

Por kur u menduar se Parma do të arrinte një tjetër sukses në Tardini pas atij ndaj Milanit, Udinese ndryshoi tërësisht “fytyrë” në fraksionin e dytë të lojës. Lucca dhe dy golëshi i francezit Thauvin, i dhurojnë një sukses të jashtëzakonshëm friulianëve, duke e bërë kështu deri tani skuadrën surprizë të sezonit. Udinese nuk kishte qenë në vendin e parë të Serie A prej 13 vitesh, kur asokohe tek bardhezinjtë, luanin emra të rëndësishëm si Handanoviç, Asamoah apo Di Natale.

Ndërkohë ka gjetur fitoren edhe Lazio, teksa ka mposhtur në Olimpico të Romës, skuadrën e Hellas Veronës me rezultatin 2-1. Të tre golat u realizuan në pjesën e parë, ku për bardhekaltrit realizoi Dia dhe Castellanos, ndërkohë që goli i vetëm për miqtë u shënua nga Tengstedt. Me këtë fitore ekipi i Baronit ngjitet në vendin e 6-të me 7 pikë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: