Java e 9 e Serisë A pa sërish Napolin të fitonte sërish duke thelluar diferencën nga ndjekësit në +4 pikë. Për skuadrën e Antonio Contes vendosi një gol i Di Lorenzos në pjesën e dytë. Leçe luajti si e barabartë, për afro 1 orë lojë me Ylber Ramadanin në fushë. Futbollisti i përfaqësues tonë nuk i’a arriti dot të ndalje skuadrën e Rrahmanit me shokë. Në përfundim të ndeshjes, ai u vlerësua me notën 6 nga mediat italiane.

Ndërkohë po ditën e shtunë, Atalanta realizoi një fitore të thellë me rezultatin 6-1 ndaj Veronës. Kapiteni i kombëtares tonë Berat Gjimshiti u aktivizua për gjatë gjithë ndeshjes, duke qenë një lider i vërtetë në mbrojte. Ai u vlerësua në përfundim të ndeshjes me notën 6.5.

Ndërkohë tjetër paraqitje shumë e mirë e qendërmbrojtësit tjetër të përfaqësues tonë, Ardian Ismajli. Ekipi i Empolit vazhdon të jetë një kockë e fortë për këdo dhe kjo falë një faze difensvie mbresëlënëse e udhëhequr nga Ismajli. Kësaj radhe Empoli doli me një pikë nga Tardini ku barazoi 1-1 ndaj Parmës. Vlerësimi për Ismajlin ishte nota 5.5.

Ndërkohë vijon forma e mirë e Lazios në ndeshjet e fundit, me Elseid Hysaj që e ndjek skuadrën nga tribuna. Ekipi i Baronit është i transformuar javët e fundit teksa kësaj here skuadra bardhekaltët mposhti 3-0 pa probleme Genoan. Noslin me një gol mjaftë të bukur në pjesën e parë dhe më pas dy gola në fundin e ndeshjes me anë të Pedros dhe Vecinos, i dhurojnë 3 pikë të arta Lazios, që ngjitet kështu në vendin e 6 me 16 pikë në tabelën e renditjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: