ITALI- Napoli ka nisur të projektojë të ardhmen, por me emra të vjetër. Dëshira për të qënë fitues në kampionat dhe konkures në Europë ka shtyrë presidentin De Laurentis të përgatisë një ofertë për një njohje të vjeter si Ezequiel Lavezzi. Dëmtimi i Insigne ka bërë që napolitanët të hedhin vështrimin nga merkato për të plotësuar vendin e lënë bosh nga sulmuesi italian. Sipas të përditshmes Tuttosport: De Laurentiis dëshiron të marrë argjentinasin në huazim për pjesën e mbetur të sezonin dhe të paguajë pagën e lojtarit, e cila është afro 2 milion. Me ketë ofertë drejtuesit e PSG vështirë se tundohen në një kohë kur për Lavezzin prej kohësh është hapur një ankand dhe të shumtë janë skudrat që dëshirojnë shërbimet e tij. Nga Italia vijnë të tjera lajme në lidhje me merkaton e Napolit. Sipas Tuttomercatoweb: skudra e drejtuar nga Benitez është duke vlersuar situatën që po kalon sulmuesi i Liverpool Mario Balotelli. Në Angli Balo nuk është ngritur për asnjë momenet në lartësinë e emrit të tij, madje ka humbur shumë, jo vetëm një post në kombëtaren italiane. Vetë ish sulmuesi i Milanit dhe Interit më herët ka shprehur adimirimin e tij për Napolin, faktorë të cilët mund të bëjnë të mundur një rikthim të bujshëm të Balotellit në Itali.
(ma.ar/e.shkambi/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: