8 tituj kampion në 8 vitet e fundit janë një tregues i qartë i dominimit absolut të Juves në Serie A. Të konkurrosh “Zonjën e Vjetër” në fushë është kthyer në një mision shumë të vështirë ndërsa në shifra dhe paga Juve është e thjeshtë e pakapshme. Dominimi shihet qartë në listën e lojtarëve më të paguar në Serie A për sezonin 2019-2020. Nuk është aspak një rastësi që bardhezinjtë janë kthyer në një superfuqi në Itali, mjafton të shohim lojtarët që kanë në dispozicion dhe pagat që ata përfitojnë.

Ronaldo
Ronaldo

Në majën e listës së lojtarëve më të paguar qëndron C.Ronaldo. Diferenca e tij me ndjekësit është po aq e madhe sa dhe fama e tij. CR7 përfiton në Torino 31 milion euro në sezon. Në vendin e dytë qëndron transferimi më i bujshëm në këtë verë, Romelu Lukaku.

Conte Lukaku
Conte Lukaku

Sulmuesi belg përfiton tek Inter 8,5 milion euro në sezon. Në vendin e tretë me 7,5 milion euro renditet De Ligt. Pavarësisht se në vitet e fundit është dhënë gjithnjë në huazim, Higuain vijon të qëndroj në listën e lojtarëve më të paguar.

Higuain
Higuain

Argjentinasi përfiton po aq sa De Ligt, 7,5 milion euro në sezon. 7 milion përfitojnë dy afrimet e verës të Juves me parametra zero, Rabiot dhe Ramsey, shumë e njëjtë me atë që përfiton dhe Dybala. Mbyll 10-tshen e parë një tjetër Juventin, Miralem Pjanic.

Për të gjetur një lojtar që nuk është në radhët e Juves duhet të shkojmë në vendin e 11-të ku renditet Donnarumma i Milan me 6 milion euro në sezon. Lojtari më pak i paguar në Serie A është Edgaras Dubickas i Lecces me 20 mijë euro në sezon.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb