Lazio-Atalanta ishte një nga sfidat më të rëndësishme në javën e 35-të të Serie A italiane, një sfidë e drejtë për drejtë për zonën euro por dhe një sfidë mes shqiptarët, Gjimshiti kundër Strakoshës. Bergamaskët arritën një fitore me përmbysje në shifrat 1-3, një fitore që i afron dhe më shumë me ëndrrën Champions.

Një nga protagonistët absolut të këtij takimi ishte dhe Berat Gjimshiti, legjionari më i vlerësuar i kësaj jave. Pas golit kundër Inter, Gjimshiti festoi edhe përballë Strakoshës por për fatin e tij të keq goli nuk iu akordua qendërmbrojtësit të Kombëtares, u cilësua nga autogol:

Atalanta Gjimshiti
Atalanta Gjimshiti

“Mbron mirë, flirton dhe me golin, devijimi deçiziv ishte i Wallace, nota 6,5 për Gjimshitin”, shkruan TuttomercatoWeb, lojtari më i vlerësuar në prapavijën e Atalantas.

Lazio Strakosha
Lazio Strakosha

Tomas Strakosha pësoi 3 gola në këtë përballje por mediat italiane nuk e bëjnë fajtor: “Nuk kishte ç’të bënte në golat e pësuar. Nuk ishte as në kushtet e tij më të mira fizike, një ndeshje për tu harruar sa më shpejt të jetë e mundur, nota 6 për Strakoshën”.

Vijon të zhgënjej italianët me paraqitjen e tij Elseid Hysaj, titullar dhe 90 minuta në fushë në fitoren me përmbysje që Napoli arrti kundër Cagliarit:

Napoli Hysaj
Napoli Hysaj

“Arrin me vonesë në golin që hapi ndeshjen, nuk po kalon momentin e tij më të mirë në këtë sezon, nota 5,5”.

Legjionari më pak i vlerësuar ishte Veseli, titullar dhe 90 minuta në fushë në fitoren jetike që Empoli arriti kundër Fiorentinës:

Veseli
Veseli

“Mureil e vendos në vështirësi në mënyrë konstante, rrezikon shumë në pjesën e dytë, gati i dhuron një gol Chiesas, nota 5 për Veselin”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb